Era e fuqishme shemb kulmin e ndërtesës së Kremlinit

Era e fuqishme në Rusi ka shembur një pjesë të ndërtesës së Kremlinit, rezidencës presidenciale ruse.
Si pasojë e kësaj, nga mediat lokale është bërë e ditur se Sheshi i Kuq është mbyllur.
“Era e fuqishme në Moskë, shkund një pjesë të kulmit të murit të Kremlinit”, thuhet në mbishkrimin e videos së publikuar në rrjetet sociale.
Ndërkaq, zyrtarë të Moskës kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë brenda dhe të jenë të kujdesshëm kur të dalin në rrugë e të mos parkojnë vetura nën pemë./21Media

Back to top button