Era Istrefi feston ditëlindjen, Nora me urim të veçantë për të

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi sot feston ditëlindjen e 28-të, shkruan rtv21.tv
Në këtë ditë speciale, Era ka marrë një urim të veçantë nga motra e saj, Nora.
“Urime ditëlindja për superyllin më të bukur në botë”, është mbishkrimi që Nora Istrefi e ka lënë mbi fotografinë e publikuar në Instastory.

Ajo është bërë e njohur për publikun me këngën e saj debutuese “Mani per Money” në vitin 2013, duke marrë mjaft kritika pozitive. Në janar 2016, Era Istrefi ka fituar një vëmendje të madhe ndërkombëtare me këngën “Bonbon”, duke u krahasuar edhe me këngëtaret e njohura botërore, si Sia apo Rihanna. Si rezultat të këtij suksesi, ajo në shkurt 2016 ka lidhur kontratë me shtëpitë e mëdha diskografike amerikane Sony Music, Entertainment dhe Ultra Music.
Më 25 maj të 2018-ës, Era ka publikuar bashkëpunim ”Live IT Up’ me Nicky Jam dhe Will Smith, me të cilën këngë ka performuar  në finalen e Botërorit, ku janë ndeshur Franca me Kroacinë.
Ndërkohë, disa nga hitet e tjera të Erës ndër vite janë: ”Bon Bon”, ”Shumë Pis”, ”E dehun”, ”Mani për Money” etj.
Kurse, projekti i fundit i Erës është “TKRKT”, të cilin e ka publikuar në muajin maj. Kjo këngë deri tani në Yotube ka arritur mbi 5 milionë klikime./21Media

Back to top button