Osmani me nderime të larta shtetërore pritet nga Presidenti slloven

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një ceremoni u prit me nderimet më të larta shtetërore nga Presidenti slloven, Borut Pahor.
Osmani, me ftesë të presidentit të Sllovenisë ka udhëtuar dje për vizitë zyrtare në këtë shtet.
Pas takimit dy palësh, Osmani dhe Pahor do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Presidentja Osmani gjatë vizitës së saj zyrtare në Slloveni do të takohet edhe me udhëheqës të Parlamentit të Sllovenisë si dhe të Këshillit Kombëtar të Sllovenisë.
Ndërkohë, forcave të Armatosura të Sllovenisë, Osmani do t`ua ndajë një dekoratë për kontributin për paqe dhe siguri në kuadër të misionit të NATO-s në Republikën e Kosovës, në të cilin përgjatë viteve kanë shërbyer mijëra ushtarë sllovenë. /21Media

Back to top button