“Era” premierë në Teatrin e ‘Adriana’ në maj

Shfaqja “Era” e shkruar nga Albana Muja, me regji të Agim Sopit, do të jepet premierë në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.
Kjo premierë jepet në pjesën e parë të muajit maj, një datë nuk është dhënë nga Teatri.
Teatri përmes disa postimeve në Facebook, ka njoftuar se po vazhdojnë provat e aktorëve që do të luajnë në shfaqje.
Ndryshe, orari i shfaqjeve për muajin maj pritet të publikohet së shpejti./21Media

Back to top button