Haradinaj për rastin Berishaj: Po del se VV mbron interesat e njerëzve të Staniqiqit dhe Rankoviqit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës përmendi se Vetëvendosje ka qenë gjithmonë kundër investimeve në energji. Tha se Kurti është i vetmi udhëheqës në Evropë që ka refuzuar kalimin në gazin amerikan.
“Gjitha këto fakte tregojnë se vetëvendosje në një politike ka qenë konstantë kundër investimeve kundër resurseve burimeve të qëndrueshme të energjisë vetanake në Kosovë si dhe kundër energjisë amerikane. Pyetja shtrohet kah i kanë marrë këta njerëz informatat ose këshillat kush ka ndikuar në turnin e këtyre njerëzve , si ka ardhë deri të ketë qëndrime Vetëvendosje përgjigjen e kemi marr tani krejt rusisht nga transaksionet e një mendimtari të VV, që ka ndikim te vendimet e tyre me siguri nuk është i vetmi dhe nuk e ka bërë për vete transaksionin por behet fjalë për një mendësi kolektive…po del se VV mbron interesa të kompanisë ose interesave politike të njerëzve të Staniqiq ose Rankoviq”, tha Haradinaj.
Ai ftoi Vetëvendosjen që nëse dëshirojnë ta vërtetojnë të kundërtën t’i gjejnë argumentet./21Media

Back to top button