Era rrëzon maunen, shpëtojnë pa lëndime shoferi dhe pasagjeri nga Kosova

Një mjet i tonazhit të rëndë, maune është rrëzuar sot nga era e fortë në supertradën Lezhë-Laç.
Ngjarja ka ndodhur mbi urën e Milotit, por fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit me targa të Kosovës nuk kanë marrë lëndime.

Kjo situatë ka sjellë bllokim të qarkullimit në njërin kah të rrugës prej dy orësh, ndërkohë që po punohet për largimin e mjetit.
Policia rrugore ndodhet në terren, duke orientuar lëvizjen e automjeteve përgjatë superstradës./Oranews

Back to top button