Delet formojnë shiringën e vaksinës në Gjermani

Një aktivist gjerman shpreson që tërheqja emocionale e 700 deleve që formojnë formën e një shiringe gjigante do të arrijë në zemrat dhe mendjet e njerëzve që hezitojnë të marrin e vaksinën anti-COVID-19.
Gjermania ka numër më të ulët vaksinimi në krahasim me vendet tjera të Evropës Perëndimore.
“Delet janë të njohura me njerëzit dhe kanë konotacione pozitive emocionale. Kështu që ndoshta ato mund të arrijnë shumë njerëz emocionalisht kur logjika dhe arsyetimi shkencor nuk e bëjnë punën”, tha për Reuters organizatori i fushatës, Hanspeter Etzold, transmeton rtv21.tv.
Kafshët, të cilat i përkasin bariut Steffen Schmidt dhe gruas së tij, ndoqën copat e bukës të shpërndara në tokë për të formuar një shiringë 100 metra të gjatë ndërsa u filmuan me dron.
Sipas Institutit Gjerman Robert Koch për sëmundjet infektive, 71.3% e popullsisë së Gjermanisë ka marrë dy doza të një vaksine COVID-19 dhe 39.3% kanë marrë vaksinën përforcuese deri të martën.
Kjo e vendos Gjermaninë ndër vendet e Evropës Perëndimore me shkallën më të ulët të vaksinimit, tregojnë të dhënat nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve./21Media

Back to top button