“Erdhe si engjëll, e ike si engjëll”, lokali në Suedi ku punonte Liridona del me një njoftim të ri për fondet

Lokali ku punonte Liridona Ademaj ka dalë me njoftim se fondi për mbledhjen e e parave për familjen e të ndjerës.

”Edhe një herë, duam të ju falënderojmë shumë të gjithëve për angazhimin tuaj të madh dhe të gjitha fjalët, veprat dhe mendimet e bukura që keni kontribuar. Mbledhja e fondeve për familjen e Liridonës është mbyllur me këtë rast dhe do t’i kalojmë së shpejti”, thuhet në njoftim.

Lokali ka zgjedhur fjalët më të mira për të ndjerën, duke ndarë me klientët e tyre dhimbjen për të.

“Do të kujtojmë gjithmonë me buzëqeshjen më të madhe. Aty ku gjithmonë ke qëndruar pozitive dhe keni marrë klientë. Ti kishe një zemër të artë. Ishe miqësore dhe e dobishme. Ishe bujare dhe gazmore. Ti ishe një yll në punë. Ti ishe një model se si duhet të jetë një punonjës në Lejas. Erdhe si engjëll dhe ike si engjëll. Shpirti yt pushoftë mes yjeve më të ndritshëm të parajsës. Ishe e dashur dhe do të na mungosh përgjithmonë. Mirupafshim Lilly jonë më e bukur”, thuhet në përshkrimin e Leja’s Caffe në Facebook./21Media

Back to top button