Erdhi në jetë vajza e Genc Prelvukajt dhe Eni Koçit

Sot në mëngjes, erdhi në jetë vajza e çiftit të njohur të showbiz-it shqiptar, Genc Prelvukajt dhe Eni Koçit.
Këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ka thënë se është e bekuar që sot mori epitetin e shenjtë nënë.
Adea, quhet vajza e Enit dhe Gencit.
“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj. Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jetën”, ka shkruar Eni Koçi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eni Koci (@enikociiii)


Të njëjtën fotografi që ka postuar Eni, e ka ndarë me ndjekësit në Instagram edhe Genci, i cili ka shkruar se ndihet i lumtur dhe plot jetë.
“Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri. Ndjehem i lumtur dhe plot jetë”, ka shkruar reperi Genc Prelvukaj në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj)

Kujtojmë që, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë martuar në vitin 2019./21Media
Back to top button