Erdogan: Aksidenti i autobusit nga Maqedonia më pikëlloi thellë mua dhe popullin turk

 
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur ngushëllimet e tij, pas aksidentit tragjik në Bullgari të autobusit nga Maqedonia e Veriut, në të cilin jetën humbën 46 udhëtarë dhe shtatë të tjerë u lënduan.
“Ndjeva dhimbje të thellë për aksidentin e dhimbshëm të cilin e pësuan në Bullgari vëllezërit dhe motrat tona nga Maqedonia e Veriut, të cilët po udhëtonin nga Stambolli në Shkup”.
“Lus Allahun t’i mëshirojë vëllezërit dhe motrat tona që humbën jetën në këtë aksident të dhimbshëm i cili na pikëlloi thellë mua dhe popullin turk, si dhe t’u japë durim familjeve të viktimave”.
Erdogan po ashtu ka shprehur ngushëllimet e tij, për Qeverinë dhe popullin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.


Dje në mëngjes një tragjedi ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgari, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë. Në aksident, jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë./21Media

Back to top button