Fiton Erdogan

Erdogan e  ka uruar kryeministrin Binali Yildirim  njëherësh lider i partisë nacionaliste MHP, e cila e mbështeti me votat “po”

Presidenti Tayyip Erdogan ka festuar atë që ai tha se ishte një rezultat i qartë në referendumin të mbajtur të dielën për t’i dhënë atij kompetenca gjithëpërfshirëse, por kundërshtarët thanë se do të sfidojnë numërimin e votave të cilat treguan një rezultat të ngushtë me 51.3 për qind në avantazh të mbështetësve të Erdoganit.

Pothuajse të gjitha fletët e votimit ishin hapur për numërim,  sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, edhe pse një vonesë në mes të hapjes dhe numërimit të tyre mund të forcojë kundërshtimet.

Erdogan e  ka uruar kryeministrin Binali Yildirim  njëherësh lider i partisë nacionaliste MHP, e cila e mbështeti me votat “po”,   sipas burimeve nga presidenciale. Ata cituan Erdoganin të ketë thënë se rezultati i referendumit ishte e qartë, shkruan reuters.

Në tri qytetet më të mëdha të Turqisë – Stamboll, Izmir dhe  kryeqytetit Ankara  votuesit i thanë  “Jo” referendumit, sipas stacioneve televizive turke.

Duke iu drejtuar një turme jashtë selisë të AKP-së në Ankara, Yildirim tha se rezultatet jozyrtare treguan se votuesit votuan “Po” për referendumin.

“Një faqe e re është hapur në historinë tonë demokratike”, ka thënë Yildirim. “Ne jemi vëllezër, një trup, një komb”, ka shtuar ai.

Kolonave të makinave  me pasagjerë  të cilët bartnin flamuj, kanë bllokuar një rrugë kryesore në Ankara të cilët janë nisur drejt selisë të AKP-së për të festuar.

Back to top button