Erdogan i kërkon Muskut të ndërtojë fabrikën e Teslës në Turqi

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i bëri thirrje Elon Musk, kreut të prodhuesit të makinave elektrike Tesla, të krijojë një fabrikë në Turqi gjatë një takimi në New York.

Erdogan, i cili ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, diskutoi gjithashtu bashkëpunimin e mundshëm midis firmës së eksplorimit hapësinor të Musk, SpaceX dhe programit hapësinor të Turqisë.

Në deklaratë thuhet se Erdogan i tha Musk se Turqia do të mirëpriste bashkëpunimin në inteligjencën artificiale dhe Starlink, shërbimin satelitor të internetit të SpaceX. Musk tha se SpaceX dëshironte të siguronte licencën e nevojshme për të ofruar Starlink në Turqi./21Media

Back to top button