Erdogan kërcënon Suedinë e Finlandën me bllokim anëtarësimi në NATO

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të hënën se do t’i “ngrijë” kërkesat nga Finlanda dhe Suedia për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s, nëse nuk i mbajnë premtimet që kanë bërë për të siguruar mbështetjen e Turqisë muajin e kaluar.
Kërkesat nga Suedia dhe Finlanda – të cilët vendosën të anëtarësohen në NATO pas dekadash neutraliteti pas pushtimit rus të Ukrainës – fillimisht u bllokuan nga Turqia anëtare e aleancës për pretendimet se vendet skandinave po mbështesnin “terrorizmin”.
Të tre vendet nënshkruan një marrëveshje në një samit të NATO-s në Madrid në korrik, ku Ankaraja hoqi veton e saj në këmbim të premtimeve nga Stokholmi dhe Helsinki për kundër-terrorizmin dhe eksportet e armëve.
Erdogan, megjithatë, “rinovoi” kërcënimin e tij për të vënë veton ndaj pranimit të tyre nëse beson se dy vendet nuk po zbatojnë marrëveshjet e tyre.
Ai shtoi se Suedia aktualisht “nuk po tregon një imazh të mirë”.
Çfarë pret Turqia nga marrëveshja?
Mbështetja publike për anëtarësimin në NATO u rrit si në Suedi ashtu edhe në Finlandë pasi Rusia pushtoi Ukrainën./21Media

Back to top button