“Thor: Love and Thunder” sërish në krye të Box Office

Film i Marvel “Thor: Love and Thunder” ia doli që edhe kësaj radhe të mbajë pozitën e parë në Box Office në Amerikën Veriore.
Ky film fitoi edhe 46 milionë dollarë, ndërkaq pas dhjetë ditë lansimi në ekranin e madh fitoi 232 milionë. Në javën e dytë, ai pësoi rënie në fitime në 68 për qind.
“Thor”, film ky që është aventura e katërt me superheronj që nxjerr në dritë aktorin Kris Hemsuorth si z. Asgardian, i cili nuk heq dorë lehtë nga detyra e tij, duket se vazhdon të ketë bazë të gjerë fansash që e adhurojnë. Ai është njëri prej filmave me arritjen më të sukseshme në javën e dytë të lansimit krahas filmit “Doctor Strange in the Multiverse of Madness,” i cili pati rënie në fitime në 67 për qind.
Në anën tjetër, filmi i shumëpritur “Where the Crawdads Sing” u debutua me fitim të një shume më mirë se që pritej, me fitim të $17 million dollarëve. Ai u debutua në pozitën e tretë me lansim në 3, 650 kinema.
Ky është fillim mbreslënës për një film si ky. Sony ka shpenzuar vetëm 24 milionë euro në prodhimin e tij, andaj ka shumë mundësi që do të fitojë paratë e shpenzuara.
Kritikët dhe audienca kanë reagime të ndryshme në lidhje me filmin “Where the Crawdads Sing,”. Ai në Rotten Tomatoes u vlerësua 36% por dashamirët e kinamesë kanë vletësim tjetër për të. Ata e vlerësuan me A.
Filmi “Top Gun: Maverick” u vlerësua në pozitën e katërt, me fitim të 12 milionë dollarëve në 3,292 ekrane.
Kjo është java e tetë që ky film u vlerësua në box office, që do të thotë se vazhdon të ketë audiencë, edhe pas tetë javësh shfaqjeje./21Media

Back to top button