Erdogan: Marrëveshja e grurit Rusi-Ukrainë mund të zgjatet

Marrëveshja përfundon më 19 nëntor

Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia që lejon eksportet e gruritnë mënyrë të sigurt nga Ukraina mund të zgjatet, ka thënë presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.
“Ankaraja po punon për të zgjatur marrëveshjen, e cila përfundon më 19 nëntor, me një vit”, tha ai në G20.
Sipas Erdoganit marrëveshja ka lejuar afro 11 milionë tonë drithë të hyjnë në tregjet globale.
Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të ushqimit në botë. Kur Rusia pushtoi Ukrainën, eksportet u bllokuan dhe kjo bëri që çmimet e ushqimeve të rriteshin në mbarë botën./21Media

Back to top button