Polonia thotë se raketa që vrau dy persona është prodhuar nga Rusia

Raketa prodhim rus

 
Shumë reagime kanë ndodhur në mbarë botën pas një rakete që ra dje në Poloni .
Udhëheqësit botërorë thonë se hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar se kush është përgjegjës për raketën, e cila vrau dy persona.
Policia polake ka shpërndarë një foto këtë mëngjes që tregon sigurimin e zonës, tashmë një krater, ku goditi raketa.

 
Polonia thotë se raketa që vrau dy persona është prodhuar nga Rusia
Polonia tha të mërkurën se raketa që ra në lindje të vendit, duke vrarë dy persona, është e prodhuar nga Rusia megjithëse presidenti i SHBA, Joe Biden tha se nuk kishte gjasa që të ishte lëshuar nga Rusia.
Shpërthimi, të cilin presidenti ukrainas Volodymr Zelenskyy e cilësoi si “një përshkallëzim shumë të rëndësishëm”, bëri që Biden të thërriste një takim urgjent të liderëve të G-7 dhe NATO-s. Një sulm i qëllimshëm, armiqësor ndaj Polonisë anëtare të NATO-s mund të shkaktojë një përgjigje ushtarake kolektive nga aleanca, shkruan AP.
 
Burimet e Associated Press: Raketa në Poloni “u hodh” nga Ukraina
Agjencia e lajmeve Associated Press po citon tre zyrtarë amerikanë të kenë thënë se një vlerësim paraprak sugjeron se raketa që goditi Poloninë ishte gjuajtur nga forcat ukrainase në një raketë ruse në hyrje.
Zyrtarët, të cilët nuk janë të autorizuar për të diskutuar çështjen publikisht, folën për AP në kushte anonimiteti.
Më herët të martën, presidenti Biden tha se nuk ka gjasa që raketa që goditi Poloninë të ishte lëshuar nga Rusia.
Raketa ra në fshatin Przedwodow pranë kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona./21Media

Back to top button