Kaloni te përmbajtja kryesore

Erdogan: Ndihem mirë tani

Erdogan ka marrë ndihmë mjekësore

Gjatë faljes së Fitër Bajramit, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, nuk ishte ndier mirë.

Gazeta “Hurriyet” shkruan se Erdogan ka marrë ndihmë mjekësore, pasi nuk ndihej mirë gjatë lutjes së madhe në xhaminë “Mimar Sinan” në Stamboll.

Mirëpo, presidenti ka deklaruar se ndjehet mirë tani. Ai ka deklaruar për mediat se ka probleme me tensionin e lartë.

“Ndihem mirë dhe vazhdoj me programin”, ka thënë Erdogan./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button