Erdogan në një vizitë dyditore në Serbi

Presidenti turk më 6 dhe 7 shtator do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Media i Presidentit të Republikës.
Së fundmi ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavuşoğlu ishte në Beograd në hapjen e samitit të iniciativës “Ballkani i Hapur”, kur njoftoi se Erdogan do të vizitojë Serbinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kroacinë, transmeton rtv21.tv.
Çavuşoğlu tha se për Turqinë ka dy sfida në këtë rajon. E para është kriza politike në Bosnje dhe Hercegovinëv dhe sfida e dytë është dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës./21Media

Back to top button