Erdogan sërish në krye të partisë në pushtet

Erdogan në Kongresin e jashtëzakonshëm të AKP-së është kandidati i vetëm për kryetar të përgjithshëm

Procesi për përcaktimin e kandidatit të Kryetarit të përgjithshëm në Kongresin e madh të 3-të të jashtëzakonshëm të Partisë qeveritare të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) i cili mbahet në pallatin e sporteve në Ankara ka përfunduar.

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan në Kongresin e jashtëzakonshëm të AKP-së është kandidati i vetëm për kryetar të përgjithshëm me nënshkrimin e 1.370 delegatëve.

Erdogan dha dorëheqje në vendin lider i AKP-së pas zgjedhjes për president të Turqisë, për shkak se atëherë Kushtetuta nuk lejonte që shefi i shtetit të ushtrojë edhe funksione tjera, por me ndryshimet kushtetuese kufizimi i tillë është mënjanuar.

“Do të vazhdojmë të punojmë së bashku ditë e natë”, deklaroi Erdogan gjatë mbërritjes në sallën “Arena” në Ankara, ku po mbahet Kongresi AKP-së, duke iu drejtuar dhjetëra mijë mbështetësve të tij.

“Pa ndalje. Tani do të vazhdojmë drejt zgjedhjeve në vitin 2019”, shtoi Erdogan.

Pritet që në Kongresin e sotëm, krahas liderit të ri partiak, të miratohen edhe drejtim për punë të AKP-së deri në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2019. Është paraparë që të bëhet edhe ndryshim në Statutin e partisë me ç’rast do të sillet funksioni zëvendës-kryetar, në të cilin do të zgjidhet lideri i deritanishëm partiak dhe kryeministër aktual Binali Jëlldërëm.

Back to top button