Erëra të forta dhe mundësi për rrufe në disa zona të Kosovës, IHMK paralajmëron kujdes

Në disa zona të Kosovës, kryesisht në pjesën veriore të vendit, sot janë raportuar erëra të forta. IHMK apelon për kujdes të shtuar në zonat ku mund të ketë rrufe, sidomos për ata që qëndrojnë në ambiente të hapura gjatë pasdites.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vranësirat mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona.
Temperaturat do të luhaten nga 12 gradë Celsius deri në 16 gradë Celsius në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerat maksimale prej 26 gradë Celsius deri në 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 1 deri në 9 metra për sekondë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?