Erërat shkaktuan dëme edhe në Mitrovicë

Katër shkolla nuk kanë mbajtur mësim për shkak të borës së madhe

Erërat e forta që e kanë përfshirë Kosovën kanë shkaktuar dëme edhe në disa pjesë të Mitrovicës. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Mitrovicë, Nehat Bahtiri për 21Media ka thënë se për fat të mirë nga këto erëra nuk ka pasur të lënduar.

“Era ka bërë dëme në disa pjesë të Komunës, ka prishur pullaze të shkollave, ka rrëzuar edhe shtyllat elektrike. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme te njerëzit”, ka thënë Bahtiri.

Ndërsa, drejtori i Arsimit në Mitrovicë, Egzon Jashari për 21Media ka deklaruar se katër shkolla në zonat e thella të Rajonit të Shalës së Bajgorës nuk kanë mbajtur mësim në orët e paraditës së sotme për shkak të borës së madhe që ka sjellur bllokimin e rrugëve në ato fshatra./21Media 

Back to top button