Erik ten Hag nuk është i lumtur me Sanchon

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, i ka bërë thirrje Jadon Sanchos që t’i rikthehet formës së tij si dhe ka kërkuar më shumë angazhim nga sulmuesi anësor.
Sancho u përdor në formacionin bazë në 10 nga 11 ndeshjet e fundit të Ten Hag në Premier Ligë, por nuk është paraqitur në tre ndeshjet e fundit për shkak të një sëmundjeje.
Sancho po rikuperohet gjatë Kupës së Botës në një përpjekje për të ringjallur karrierën e tij pasi nuk arriti të jetë pjesë e skuadrës së Anglisë për turneun në Katar.
Tani, siç raportohet nga “Metro”, trajneri Ten Hag nuk është i lumtur me Sanchon dhe i ka kërkuar atij që të përmirësohet në aspektin se si i qaset lojës së tij.
Kualiteti dhe atributet fizike të 22-vjeçarit nuk janë në dyshim, por kanë filluar të qarkullojnë zëra se angazhimi i lojtarit mund të mos jetë në të njëjtin nivel me disa nga shokët e tij të skuadrës.
Në kohën kur futbolli në ligat evropiane të kthehet në fund të dhjetorit, Sancho do të ketë pasur dy muaj pa zhvilluar një ndeshje dhe do të synojë që të jetë lojtar kyç në planet e Ten Hag.

Back to top button