Erik ten Hag thotë se Ronaldo nuk duhet të luajë më për Manchester United

Erik ten Hag thotë se Ronaldo nuk duhet të luajë më për Manchester United

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk duhet të luajë më për ekipin.
Kjo deklaratë e ten Hag vjen pasi Ronaldo në një intervistë për Piers Morgan dha një mori kritikash për ekipin në të cilin luan, e gjithashtu edhe për trajnerin ten Hag.
Ronaldo potencoi se ndjehet i tradhtuar nga ekipi.
ESPN ka raportuar se ten Hag i la “të presin” pushimet me familjen e tij, për shkak të deklaratave të Ronaldos dhe ka kërkuar që ai të mos luajë më kurrë për klubin.
Holandezi mendon se Ronaldo ka shkuar shumë larg me kritikat e tij.
Gjithashtu, është raportuar se një numër lojtarësh janë të zemëruar me deklaratat e 37 vjeçarit./21Media

Back to top button