Plagoset një person në oborrin e një kazinoje në Bujanoc, Policia e Kosovës arreston 9 persona

Viktima jashtë rrezikut për jetë

Një shtetas kosovar është plagosur me armë zjarri në oborrin e një kazionoje jashtë territorit të Kosovës, në fshatin Breznicë të Bujanocit në Serbi.
Sipas Policisë së Gjilanit, rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth orëve të hershme të mëngjesit dhe se i njëjti nga një familjar i tij është transportuar për në spitalin Rajonal të Gjilanit.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona shtetas të Kosovës, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident.
“Viktima është trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestarë është jashtë rrezikut për jetë” ,njofton Policia e Gjilanit.
Rasti po cilësohet se vrasje në tentativë./21Media

Back to top button