Eriksen i rikthehet stërvitjeve

Futbollisti danez, Christian Eriksen ka nisur stërvitjet pas rehabilitimit.
Eriksen nuk ka luajtur që nga koha kur pësoi arrest kardiak.
Mesfushori i Inter, në ndeshjen Danimarkë – Finlandë në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, në qershor pësoi arrest kardiak dhe që nga atëherë ishte duke marrë trajtimin e nevojshëm.
Eriksenit nuk i lejohet të stërvitet apo të luajë në Itali pasi i është implantuar një aparat ndihmës në zemër, prandaj 29 vjeçari është kthyer të stërvitet në Danimarkë te skuadra e Odenses.
Kampionët e Serie A thanë se ishin të hapur ndaj asaj për ta lënë të lirë mesfushorin danez, që të largohej nga klubi./21Media

Back to top button