Eriksen: Jam mirë, faleminderit të gjithëve

 
Futbollisti danez, Christian Eriksen i cili mbron ngjyrat e Interit, pësoi arrest kardiak pak ditë më parë gjersa po zhvillohej ndeshja për Euro 2020, Danimarka – Finlanda.
Të gjithë u shtangën për një moment pas kësaj situate tejet të rëndë, që jo rrallë herë ndodhë që futbollistët të përballen me diçka të tillë, ndërkohë që ndeshja u ndal për t’u zhvilluar më vonë.
Eriksen përmes një postimi në Instagram, njoftoi të gjithë se tashmë gjendja e tij është stabilizuar, ndërkohë që po vazhdon të marrë trajtimin e nevojshëm.
“Përshendetje për të gjithë. Faleminderit  për të gjitha përshëndetjet dhe mesazhet e ëmbla, nga gjithë bota. Kjo nënkupton shumë për mua dhe familjen time. Jam mirë, në këto rrethana që gjendem. Kam shumë ekzaminime tjera në të cilat duhet të kalojë në spital, por, po ndihem mirë. Tani, mund t’i përkrahë djemtë e mi të ekipit të Danimarkës”, ka shkruar ai./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Christian Eriksen (@chriseriksen8)

Back to top button