Ermali dhe Ariana e urojnë Sabriun me fjalët më të mira

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu sot feston ditëlindjen e 75-të. Me këtë rast, djali i tij, Ermali e uroi babain e tij në ditën e veçantë.
Përmes një imazhi të publikuar në instastory, këngëtari e uroi babain e tij që t’i bëjë edhe 100 vjet me të gjitha të mirat.

Një urim publik për këngëtarin e bëri edhe bashkëshortja e Ermalit, Ariana, e cila i uroi shëndet, lumturi dhe dashuri.

Sabri Fejzullahu është këngëtar shumë i njohur, i cili është lindur më 16 shtator të vitit 1947 në Podujevë. Ai ka qenë i pari që ka sjellur frymën e muzikës moderne në Kosovë. Kënga e tij e parë që e ka kënduar për Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1967, profesionalisht me orkestrën e madhe simfonike është quajtur “Tash jo”. Kjo është kënga e parë profesionalisht e tij, ndërkaq, ka filluar që të këndojë që në klasën e parë fillore.
Disa nga këngët e tij të njohura ndër vite janë: “Zemër e plagosur”, “Ma ke prishë gjumin e natës”, “Merrma shiun e Prishtinës”, “Pse s’të thash të dua”, “Moj e mira e diasporës”, “Plot rini plot dashuri”, “Çika e Ulpianës”, “Ku je me kënd je”, “Jam shumë keq”, “Pranvera në Prishtinë”, etj.
Ndërkohë, projekti i fundit i Sabri Fejzullahut është “Bon be” në bashkëpunim me Gilin. Projekti është publikuar më 13 maj dhe deri tani në Youtube ka arritur mbi 1 milion klikime./21Media

Back to top button