Sabri Fejzullahu feston ditëlindjen, Nera e uron me fjalët më të mira

Sot është ditë e shënuar për këngëtarin e njohur dhe shumë të dashur nga publiku, Sabri Fejzullahun. Artisti sot ka ditëlindjen dhe mbushi 75 vjet, shkruan rtv21.tv
Me rastin e ditëlindjes, Sabriu natyrisht që do të marrë urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë.
Një urim të bukur, artisti e mori nga personi i tij i zemrës, bashkëshortja e tij, Nera.
Ajo e uroi bashkëshortin me fjalët më të mira, me ç’rast theksoi se artisti është gjysma e tij më e mirë dhe që i ka qëndruar afër në ditët më të vështira.
“TI QE JE GJYSMA IME ME E MIRE. TI QE MU GJENDE PRANE NE DITET ME TE VESHTIRA TE JETES TIME. TI QE KURRE NUK ME THE “E KE GABIM” TI QE PA TY NUK DO KISHTE VLERE QENIA IME GEZUAR DITELINDJEN ZEMRA IQME FALEMINDERIT QE EKZISTON!”, ka shkruar Nera në instagram, ku ka publikuar një imazh të bukur me këngëtarin.

Sabri Fejzullahu është këngëtar shumë i njohur, i cili është lindur më 16 shtator të vitit 1947 në Podujevë. Ai ka qenë i pari që ka sjellur frymën e muzikës moderne në Kosovë. Kënga e tij e parë që e ka kënduar për Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1967, profesionalisht me orkestrën e madhe simfonike është quajtur “Tash jo”. Kjo është kënga e parë profesionalisht e tij, ndërkaq, ka filluar që të këndojë që në klasën e parë fillore.
Disa nga këngët e tij të njohura ndër vite janë: “Zemër e plagosur”, “Ma ke prishë gjumin e natës”, “Merrma shiun e Prishtinës”, “Pse s’të thash të dua”, “Moj e mira e diasporës”, “Plot rini plot dashuri”, “Çika e Ulpianës”, “Ku je me kënd je”, “Jam shumë keq”, “Pranvera në Prishtinë”, etj.
Ndërkohë, projekti i fundit i Sabri Fejzullahut është “Bon be” në bashkëpunim me Gilin. Projekti është publikuar më 13 maj dhe deri tani në Youtube ka arritur mbi 1 milion klikime./21Media

Back to top button