Erza Muminoviq e 5-ta në Kampionatin Evropian të juniorëve

Ekipi kosovar i xhudos po vazhdon të korrë suksese në arenën ndërkombëtare.
Xhudistja Erza Muminoviq zuri sot vendin e pestë në Kampionatin Evropian për të rinj, që po zhvillohet në Pragë të Republikës së Çekisë.
Bursistja olimpike Paris 2024, arriti deri në gjysmëfinale të kësaj gare, ku më pas ishte e pafat, pasi që pësoi humbje në dy luftërat për medalje në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë./21Media

Back to top button