Kamberi: Nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë kërkoi arrestimin tim

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, ka thënë se gjatë seancës së djeshme nënkryetarja e këtij kuvendi Snezhana Paunovuq, ka kërkuar që atë ta djegin në turrën e druve.
“Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, mos të gabojmë me mosarrestimin e Shaip Kamberit”, ka deklaruar dje, në seancën parlamentare ku u debatua për dialogun Kosovë-Serbi, deputetja e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, Snezhana Paunoviq. “Nëse nuk është e mundur kjo ta shpërngulim nga këtu” ka vazhduar ajo. – shkruan Kamberi në Facebook.
Kamberi më tej shkroi se e njëjta ka kërkuar arrestimin e tij, dhe thotë se “po fole të vërtetën, të kërcënojnë e të djegin në turrën e druve”
“Kishte propozuar arrestimin tim sepse një ditë më parë, gjatë fjalimit tim rreth Kosovës, kisha theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës me ambicie realiste. Zonja Paunoviq kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e “garantuar” me Ligjin për Kuvendin – rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin. Kur është në pyetje Kosova, inkuizicioni në Serbi që moti ka marrë hov, duke i cilësuar tradhëtar apo armiq të Serbisë ata që hapur flasin cili është realiteti rreth Kosovës. Sot, ky inkuizicion është bërë edhe parlamentar. Po fole të vëretën të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve. Kjo është ajo që ka ka këruar deputetaja Paunoviq – nënkryetare e parlamentit”, shkroi Kamberi./21Media

Back to top button