Erzen Shkololli është “Evropiani i Vitit”

Erzen Shkololli fitoi çmimit “Evropiani i Vitit”, i cili u nda sot, për herë të dytë në shenjë të vlerësimit të promovimit të idesë evropiane në Kosovë.

Fituesi i çmimit, tha se është një nderë i madh ta pranojë këtë çmim, veçanërisht kur ndahet nga Majlinda Kelmendi.

Kurse, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova tha se Kosova ka kapacitete të shumta dhe se beson në aftësinë e saj për të lëvizur përpara.

Kyrse ministrja e Intergimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj tha se BE vazhdon të jete ndër partnerët kryesor ekonomik e politik dhe anëtarësimi në BE është i vetmi opsion.

“Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe BE-së janë duke vazhduar dhe se Kosova do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Kurse kampionja olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi gjithashtu u shpreh shumë e lumtur për ndarjen e këtij çmimi.

Back to top button