Kaloni te përmbajtja kryesore

Basha ironizon kongresin e PS-së

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka ironizuar me Kongresin elektoral të PS-së në Durrës, duke e cilësuar atë si ceremoninë e çmimeve Oscar

“Kupola politike e republikës së vjetër ka shpallur ceremoninë e çmimeve Oscar. Po jepen live në Durrësin e Vangjush Dakos ku luhet tash e 4 vite teatri i shëmtuar kriminal, i betonizimit, korrupsionit si kudo anembanë vendit”ka thënë Basha.

Sipas tij Kongresi elektoral i PS-së në Durrës më 9 maj mbahet për të kujtuar “kontrastin e thellë, që qëndron mes atyre që erdhën në pushtet me emrin aleanca për Shqipërinë evropiane dhe u faktuan për 4 vite si aleanca e drogës dhe krimit”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button