Escobar dhe Lajçak thanë se nuk do të imponojnë modele për krijimin e asociacionit
Në konferencën e përbashkët për shtyp, sot emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thanë se nuk do të imponojnë asnjë model për krijimin e asociacionit. Sipas tyre, i mbetet palëve të vendosin edhe për modelin e asociacionit, edhe për marrëdhëniet e tyre.
Emisari i BE-së, Lajçak tha dialogu nuk është për të negociuar statusin e Kosovës, por marrëdhëniet në mes të dy shteteve. Ndërsa, emisari Escobar tha se ShBA-ja e përkrah fuqishëm pavarësinë e Kosovës, kur u përmend kushtetuta e Serbisë e cila e përfshin Kosovën si pjesë të saj./21Media
Përgatiti: Donika Osmani