Escobar e njoftoi në hollësi Jahjagën për procesin e dialogut

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar me me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilin biseduan për marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe për zhvillimet në rajon.
“Escobar më njoftoi në hollësi për zhvillimet në procesin e dialogut. Ai e nënvizoi që SHBA-të kanë qenë dhe do të jenë përkrahëse të fuqishme të Kosovës.
E falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve, roli i së cilave është qenësor në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin dhe rajonin tonë.”, shkroi Jahjaga në Facebook.
Ish presidentja po ashtu bëri të ditur se Escobarit i ritheksoi domosdoshmërinë,” që për hir të qëndrueshmërisë, të gjitha solucionet në dialog duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe me njohje reciproke.”/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?