Escobar fillon vizitën në Tiranë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka mbërritur në Shqipëri ku ka nisur takimet me krerët e shtetit.

Në ambientet e Kryeministrisë kudo të zhvillojë një takim me me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Më pas në orën 17:00 ai do të takohet me presidentin e vendit Bajram Begaj.

Kurse, gjatë ditës së nesërme ai do të takohet me përfaqësuesit e opozitës

Zyrtari i lartë amerikan pritet që takimet me përfaqësuesit e opozitës ti zhvillojë një ditë më pas, kur të mërkurën do të diskutoj me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, njëkohësisht drejtues i koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Escobar nuk do të ketë takim me ish- kryeministrin Sali Berisha, i cili është i shpallur person non grata nga SHBA./21Media

 

Back to top button