Escobar: Marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe formimi i Asociacionit

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe formimin e Asociacionit.
“Dialogu nuk është klinikisht i vdekur, unë nuk jam pjesë e dialogut, Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e dialogut, por ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj që deri në fund të muajit ne do të gjejmë rrugë për të vazhduar. Në të njëjtën kohë, dialogu do të vazhdojë. Të gjitha marrëveshjet do të duhet të zbatohen, përfshirë formimin e Asociacionit”, ka deklaruar ai
Këtë deklaratë Escobar e ka dhënë pas takimit që zhvilluan mbrëmë ai e Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq./21Media

Back to top button