Escobar nesër raporton për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të raportojë nesër, para Kongresit Amerikan, lidhur me zhvillimet në zonën për të cilën është ngarkuar me detyrë.
Këto përgjegjësi përfshijnë edhe Kosovën, ku muajve të fundit ka pasur tensione. Tashmë ai ia ka dërguar një dokument Kongresit për zhvillimet dhe perspektivën përpara.
”Elementi kyç është përmbushja e obligimit të Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në vitin 2013. AKS do të fuqizonte komunat me interesa të përbashkëta, gjuhë dhe kulturë për të koordinuar sfidat e përbashkëta në ofrimin e disa shërbimeve publike, duke përfshirë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe zhvillimin ekonomik lokal. Për më tepër, Kosova dhe Serbia ranë dakord të njohin reciprokisht dokumentet dhe simbolet kombëtare”, thuhet në dokumentin të cilin ai pritet t’ua paraqes kongresistëve.
Tutje në dokumentin e publikuar nga avaz, përmendet me shqetësim situata e krijuar në veri, pas arritjes së marrëveshjeve në Bruksel e Ohër.
Aty përfshin edhe dhunën e ushtruar nga protestuesit serbë kundër forcave paqeruajtëse, policisë dhe gazetarëve.
Seanca dëgjimore e Komisionit për Punë të Jashtme pritet të fillojë nesër në mesditë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?