Haradinaj: Diaspora jonë është lidhja e Kosovës me Evropën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar bashkatdhetarët në qytetin Reutlingenit të Gjermanisë.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se diaspora është lidhja e Kosovës me Evropën dhe puna e tyre për vendlindjen është e madhe.
”Në kuadër të vizitës në Gjermani, zhvilluam takim me bashkatdhetarët në qytetin e Reutlingenit. Bashkë patëm rastin të bisedojmë për zhvillimet aktuale në të cilat po kalon vendi ynë. Nga bashkatdhetarët mora interesim për rolin e Aleancës në opozitëbërje, dhe për vizionin tonë për diasporën. Diaspora jonë është lidhja e Kosovës me Evropën dhe puna e tyre për vendlindjen është e madhe dhe e pakursyer. Mirënjohës të gjithëve që besojnë në vizionin dhe vlerat shtetformuese të Aleancës”, ka shkruar Haradinaj./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?