Escobar: Një lider nuk do të përcaktojë kursin e stabilitetit rajonal dhe evropian

(Lajm i përditësuar)


Escobari – Kurtit: Sundimi i ligjit kërkon zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

Duke folur tutje për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Escobar ka thënë se nëse ajo çka Kurti po bën është zbatimi i sundimit të ligjit, ligji gjithashtu kërkon që ai të pranojë obligimet ndërkombëtare, të zbatojë vendimi e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, si dhe të krijojë Asociacionin.

“Tani kemi dëgjuar shumë se kryeministri ka këmbëngulur se gjithçka që bën është se po zbaton sundimin e ligjit. Por sundimi i ligjit gjithashtu kërkon që ai të pranojë obligimet e tij ndërkombëtare, të zbatojë vendimet e Gjykatës rreth çështjeve siç është Manastiri i Deçanit. Prandaj, nëse duam të flasim për sundimin e ligjit, Asociacioni është pjesë e tij”, deklaroi Escobar.

Escobar tha se Kosova nuk ka pse të frikësohet nëse Asociacioni mund të ndikojë në mosfunksionimin e shtetit, pasi sipas tij, nuk ka ndonjë model evropian që mundëson një gjë të tillë.

“Tani, brenda këtij konteksti, nuk ka model evropian ku një vend fqinj mund të arrijë në kufijtë e një tjetri dhe ndikojnë në kushtetutshmërinë e tij dhe strukturën e tij ligjore dhe funksionaliteti i tij. Pra ky është qëllimi ynë. Çfarë nuk kuptojmë është se pse qeveria e Kosovës refuzon ta pranojë këtë koncept”, shtoi ai.


Escobar: Kurti po i turbullon ujërat duke thënë se refuzon krijimin e Asociacionit

Escobar ka thënë se Kurti “po i turbullon ujërat” kur po deklaron se Kosova do ta refuzojë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe..

Esobar tha krijimi i Asociacionit është obligim i detyrueshëm ligjor dhe se një refuzim i tillë është “refuzim i rrugës evropiane”.

“Ju them se është një obligim ligjor i detyrueshëm. Do të thosha se kryeministri aktual po i turbullon ujërat duke thënë se Kosova do ta refuzojë atë. Duke refuzuar obligimin ligjor, Kosova po refuzon rrugën evropiane, sepse ky ishte një obligim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por gjithashtu është obligim ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Prandaj ne nuk po kërkojmë nga Kosova që të bëjë diçka që nuk i kërkohet ta bëjë. Atë që po themi është se ne do të ndihmojmë ata ta formojnë atë në një mënyrë që do të jetë brenda kuadrit të kërkesave evropiane dhe ky është një nivel i ofrimit të shërbimeve komunale në gjuhën serbe, të qytetarëve të Kosovës të cilët flasin gjuhën serbe, në përputhje me politikat evropiane dhe Kartës Evropiane”, u shpreh Escobar.


Escobar: Një lider nuk do të përcaktojë kursin e stabilitetit rajonal dhe evropian

I dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar, ka thënë se një shtet dhe një lider nuk do të përcaktojë kursin e stabilitetit rajonal dhe evropian, duke folur rreth pikave që SHBA-ja dhe BE-ja i kanë propozuar kryeministrit Albin Kurti për shtensionimin e situatës në veri.

Escbar tha se ata që refuzojnë partneritetin, do të përballen me pasoja, njofton rtv21.tv.

“Absolutisht, ne po kërkojmë nga të dyja shtetet që të marrin pjesë në stabilitetin rajonal. Dhe ata që duan të jenë partnerë me ne do të punojnë se bashku me evropianët dhe me amerikanët në pikat që ne i kemi propozuar, në fakt, për të cilat ne po insistojmë të ecim përpara, sepse kjo është një çështje rajonale. Prandaj një shtet dhe një lider nuk do të përcaktojë kursin e stabilitetit rajonal dhe evropian. Prandaj ata që refuzojnë partneritetin do të përballen me pasoja”, tha Escobar në një deklaratë.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara po ashtu tha se tani për tani, përdorimi  i  fjalës “sanksione” është i papërshtatshëm.

“Mendoj se përdorimi i fjalës sanksione është i papërshtatshëm tani. Ambasadori ynë në Kosovë dhe ambasadori ynë në Serbi asnjëherë nuk e kanë përdorur fjalën sanksione. Ata përdorën fjalën pasoja”, u shpreh Escobar. /21Media

Back to top button