​Krasniqi: Menaxhimi i bandave ishte me lëshime dhe jo profesional nga ana e KFOR-it

Ministri i Administrim të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se iu pamndësua, takimi i Kryetarit të Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi me drejtorët e rinj të sapoemëruar nga bandat kriminlae.

Ai po ashtu u ankua se nuk po bëhet si duhet menaxhimi i bandave.

“Në anën tjetër, menaxhimi i këtyre bandave ishte me shumë lëshime dhe aspak profesional nga ana e KFOR-it. Është e paligjshme dhe e papranueshme të barazohen përfaqësuesit legjitim e legal me personat me maska. Por, për dhunën e sotme adresa është evidente dhe e qartë. Personat që sot në mënyrë aktive kanë udhëhequr dhe organizuar këto grupe kriminale janë: Ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit Zoran Todiq, ish-deputeti Slavko Simiq dhe ish-polici Filipoviq.”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Ai shtoi se prokuroria duhet të merret me urgjencë me këta përgjegjës dhe banda kriminale prapa tyre për sulmin dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe dëmtimin e pasurisë publike./21Media

Back to top button