Escobar: Nuk po i kërkohet vetëm Kosovës të marrë vendime të vështira, por të dy palëve

(Lajm i përditësuar)


Escobar: Nuk po i kërkohet vetëm Kosovës të marrë vendime të vështira, por të dy palëve

Emisari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Escobar, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se nuk po i kërkohet vetëm Kosovës të marrë vendime të vështira, por të dy palëve.

Ai shprehu shqetësimin e tij për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, derisa tha se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

Krahas kësaj, ai nënvizoi mbështetjen për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Derisa Osmani, pas takimit kërkoi nga Serbia të ekstradojë në Kosovë terroristët e sulmit të Banjskës.


Escobar përshëndet vendimin e Qeverisë për pronat e Manastirit të Deçanit

Emisari i  i  SHBA-së, Gabriel Esocbar ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit.

“Ishte hap i vështirë por i domosdoshëm,  dhe i falënderoj institucionet e Kosovës për këtë hap.”, tha Escobar në konferencë për media pas takimit me presidenten Osmani.


Osmani pas takimit me Escobarin: Bashkëpunimi me SHBA- në duhet jetë bosht i veprimeve tona

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me emisarin Escobar tha se bashkëpunimi i Kosovës me SHBA-në ka qenë dhe mbetet jetik.

“Bashkëpunimi me aleatët veçanërisht me SHBA duhet ë jetë bosht i veprimeve tona”, tha Osmani.

Ajo po ashtu bëri tha se përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë, derisa siguroi se kjo do t’i plotësojë standartet e një gjykimi të drejtë, raporton rtv21.tv

Sa i përket dialogut, Osmani tha se Escobarin e siguroi se janë të përkushtuar për dialogun.

“Jemi të përkushtuar, kam potencuar… gjatë takimi varet edhe nga qasja e barabartë e ndërmjetësuesit të BE-së ndaj palëve “, tha Osmani

Sipas saj qasja selektive ndaj vetëm neneve të caktuara të marrëveshjeve bazike nuk ndihmon, zbatimit duhet të jetë i plotë e jo i pjesshëm.


Nis takimi mes Osmanit dhe Escobarit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim, emisarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Osmani dhe Escobar pas takimit do të mbajnë një deklaratë për medie.

Në vizitën e tij në Kosovë, Escboar pritet të takojë sot edhe përfaqësuesit opozitarë dhe të shoqërisë civile.

Ndërkaq, nesër do të takojë kryeministrin Albin Kurti. Në një bashkëbisedim me gazetarë, Escobar dje tha se kanë problem në komunikim me kryeministrin Kurti.


Escobar sot në Kosovë, takohet me Osmanin

Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, do të jetë për vizitë të mërkurën (sot) në Prishtinë. Gjatë vizitës së tij, Escobar do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Takime me Escobar kanë paralajmëruar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi si dhe Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Në njoftim është bërë e ditur gjithashtu se pas takimit Osmani dhe Escobar, do të kenë deklaratë për media./21Media

 

Back to top button