Escobar pas takimit me Kurtin: Më premtoi se do do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimi me kryeministrin Albin Kurti e cilësoi diskutimin si të mirë , duke thënë se kryeministri i ka premtuar se do t’i marrë parasysh propozimet e tij.
“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, tha Escobar.
Escobar për raportet me Kosovën: Kemi sfida për shkak të trajtimit të minoritetit serb
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar pas takimit me kryeminsitrin Albin Kurti tha se marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës kanë disa sfida.
“Duhet të pranojë se marrëdhëniet tona kanë disa sfida tash, e këto sfida janë për shkak të trajtimit të minoritetit serb në Kosovë. Është çështje emergjente humanitare që duhet adresuar menjëherë. Shpresoj që Qeveria është pajtuar të jetë fleksibile në këto diskutime në dialog të martën. Në ndërkohë e kam përgëzuar kryeministrin për vendimin që ka marrë për Deçanin. Ishte vendim i vështirë, por i duhur”, tha Escobar.
Fillon takimi Escobar-Kurti
Ka filluar takimi mes emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Escobar dje është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe liderët e paritve opozitare.
Sot gjatë ditës Escobar ka vizituar edhe Manastirin e Deçanit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?