Escobar për dialogun: Nëse palët pajtohen për zgjidhje pa njohje, SHBA-ja i thotë po

Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se SHBA-ja do t’i thoshte po një zgjidhjeje finale për të cilën Kosova e Serbia do të pajtoheshin në fund, edhe nëse në të s’do të përfshihej njohja reciproke.
“SHBA mbështet njohjen reciproke. Mendojmë se kjo do të ishte më e mira për rajonin. Por thelbi i dialogut është që të dyja palët të gjejnë një zgjidhje që u përshtatet atyre. Nëse ka një zgjidhje që funksionon për të dyja palët…”, tha ai në një intervistë për RTS.
I pyetur nëse SHBA-ja do ta mbështeste një zgjidhje pa njohje, Escobar ka thënë se “nëse pajtohen dy palët, po”./21Media

Back to top button