Escobar për TV21: Ne na duhet Ballkani Perëndimor, janë bërë progrese të jashtëzakonshme vitet e fundit
Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-vë për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë ekskluzive për TV21 në “Forumin e Prespës” tha se është optimist për rajonin sepse shifrat ekonomike tregojnë rezultate të shkëlqyeshme në të gjitha sferat. Ai shtoi se, pikërisht për këto arsye Ballkani Perëndimor nuk duhet të lihet vetëm, por duhet të integrohet në Bashkimin Evropian.
TV21: Nga ajo çfarë kemi parë, BE-ja është duke kërkuar shumë nga këto vende, për shembull, Maqedonia e ka ndryshuar emrin, madje edhe atë kushtetues, pastaj është Bullgaria, pastaj një tjetër skenar i ngjajshëm është edhe ai i Bosnjës, shumë detyra për t’u përmbushur por në fund të ditës po shohim që Bashkim Evropian nuk po e trajton këtë çështje aq shpejt sa po e premton?
Escobar: Pajtohem, do të doja që kjo të ndodhte më shpejt. Nuk do thotë që me çështjet me të cilat përballemi tani në vitin 2022 do të merremi edhe më 2025, por e rëndësishme është që rruga do të jetë e njejtë, për aq kohë sa jemi të bashkuar në kryerjen e detyrave do të arrijmë atje, jam optimist për rajonin, pastaj shifrat ekonomike tregojnë rezultate të shkëlqyeshme për rajonin, prandaj ne na duhet Ballkani Perëndimor, SHBA-së, rruga do të mbetet e njejtë, pengesat mund të ndryshojnë, por ne duhet të qëndrojmë të fokusuar.
TV21: Por këto deklarime nuk kanë ndryshuar tash e dy dekada, ndërsa procesi po ecën shumë ngadalë dhe skepticizmi ndaj BE-së vetëm sa po rritet, siç tha edhe presidenti Pendarovski në adresimin e tij?
Escobar: Është bërë një progres i jashtëzakonshëm, në aspektin ekonomik por edhe institucional. Shqipëria për shembull, me apo pa integrim evropian, ka bërë çmos në luftimin e korrupsionit. Në Maqedoninë e Veriut, ideja e thellimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve rajonale, me apo pa Bashkimin Evropian, është një punë e mrekullueshme që po bëhet, dua të them ky proces sjellë progress të jashtëzakonshëm për rajonin dhe duhet të ndjekim këtë rrugë./21Media