Escobar: SHBA-të do të njohin rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, pavarësisht bojkotit serb

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se SHBA-ja do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve në katër komuna në veri të Kosovës, edhe nëse serbët i bojkotojnë ato. Ai u bëri thirrje serbëve që të kthehen në institucionet e Kosovês.

Gabriel Ekobar, i pyetur nëse zgjedhjet lokale në veri të Republikës së Kosovës do të jenë legjitime nëse serbët i bojkotojnë ato, tha për Tanjug se fakti që disa parti politike bojkotojnë zgjedhjet nuk përcakton rezultatet e zgjedhjeve. Ai tha se SHBA-ja në çdo rast do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve.

“Unë i kam bërë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Ne i kuptojmë shumë gjëra që ata i konsiderojnë si problematike, por sigurisht që duhet të marrin pjesë. Nëse nuk do të marrin pjesë, nuk do të thotë se ne nuk i mbështesim zgjedhjet. Qeveria e Kosovës ka obligim kushtetues. Zgjedhje do të ketë dhe ne do t’i njohim rezultatet dhe shpresojmë që serbët të kthehen në një moment”, tha Escobar.

Ai theksoi se SHBA-të po kërkojnë që serbët të kthehen në departamentet e policisë, sepse nuk mund të ketë një komunitet që nuk ka shërbime komunale dhe që nuk ka forcë policore.

“Ne kërkuam që serbët të kthehen në institucione, në mënyrë që të mos ketë arsye që shqiptarët etnikë të jenë të pranishëm atje. Kjo është një çështje vërtet komplekse. Do të kërkojë një kompromis nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje”, beson Ekobar

Ai theksoi se kërcënimet ndaj komunitetit serb në Kosovë duhet të ndalen “nga të gjitha anët”, në mënyrë që këta njerëz të jetojnë në një “mënyrë paqësore dhe demokratike” në një shoqëri demokratike.

“Djegia e automjeteve dhe e pasurive të paluajtshme dhe kërcënimet ndaj njerëzve që duan të integrohen nuk vijnë nga shqiptarët etnikë, por nga serbët, kështu që mendoj se kërcënimet ndaj komunitetit serb në Kosovë duhet të ndalen nga të gjitha anët”, tha Escobar./21Media

Back to top button