Escobar u takua me presidenten Osmani dhe me liderët e opozitës

Osmani: Potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në dialog
Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, takimin e parë e zhvilloi me presidenten Vjosa Osmani, pas të cilit takim nuk pati prononcime për media. Në ndërkohë presidentja Osmani përmes rrjetit social Facebook tha se emisarit Escobar i ka shprehur përkushtimin e Kosovës si palë konstuktivite në procesin e dialogut me Serbinë.
Në orët e mbrëmjes Escobar u takua edhe me liderët e opozitës në rezidencën e ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, nga ku po ashtu nuk pati prononcime për media. Ndërsa i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi Mirosllav Lajçak arrin nesër në Prishtinë./21Media

Back to top button