Escobar në Kosovë, vizitoi Manastirin e Deçanit

I dërguari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar po qëndron në Kosovë, kështu la të kuptohet një postim në Twitter nga Manastiri i Deçanit.
Manastiri i Deçanit, përmes një postimi në Twitter, ka falënderuar atë për vizitën e sotme në këtë manastir.
“Sot Zëvendësndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar, e vizitoi Manastirin e Deçanit së bashku me Alyson Grunder, zëvendësshefe e Misionit në Amabasadën e ShBA-së në Prishtinë dhe kolegët e tyre. Ne jemi mirënjohës për angazhimin e vendosur të SHBA-së për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve dhe trashëgimisë fetare në Kosovë”, kanë shkruar nga Manastiri në Twitter.
Nesër në Kosovë do të qëndrojë Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. Escobari pritet të jetë shoqërues i Chollet gjatë këtij turne./21Media

Back to top button