“Këshilltarët e Scholz e Macron, Escobar dhe Lajçak më 17 dhjetor në Beograd”

Më 17 dhjetor Këshilltarët e Kancelarit gjerman dhe Presidentit të Francës si dhe emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak do vizitojnë Beogradin.
Kështu ka bërë të ditur, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një paraqitje televizive të dielën së në Serbi se
“Do të jenë 4- 5 orë të bisedimeve të rëndësishme, deri atëhërë do të provojmë ta ruajmë në çdo mënyrë paqen dhe do të japim gjithçka nga vetja”.
Ndërkohë, këshilltari special amerikan Dereck Chollet do të udhëtojë po ashtu në rajon nga 12 dhjetori. Ai do ta nisë vizitën nga Kosova, ku pjesë e delegacionit do të jetë edhe Gabriel Escobar emisar i SHBA për bisedimet Kosovë- Serbi.

Back to top button