Escobari do të pritet edhe nga Kurti

(Lajm i përditësuar)

Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të takojë nesër të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Zyra e Kryeministrit bën të ditur se ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 11:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Osmani e Konjufca nesër në takim me Escobarin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të takohet me të dërguarin Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas njoftimit të presidencës, takimi do të nis nga ora 09:00 të paraditës.

“Në orën 10:00, pas takimit, Presidentja Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar, deklarohen për media”, thuhet në njoftim.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nesër pritet të takohet me të dërguarin Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 10:20.

Vizita e Escobarit në Kosovë vjen dy ditë përpara takimit të 18 marsit në Ohër, ku kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Temë kryesore e takimit të Ohrit do të jetë aneksi i Planit Evropian.

Back to top button