Bebe Rexha konfirmon publikimin e albumit të ri “Bebe”

Bebe Rexha është gati për të sjellë për fansat albumin e saj të tretë në karrierë, i cili mban titullin “Bebe”.

Në një fotografi të shpërndarë në rrjetet sociale, 33-vjeçarja zbuloi koopertinën e këtij albumi si dhe zbuloi se data e publikimit të tij është më 28 prill.

“Albumi im i tretë ‘Bebe’ do të jetë në shitje nga 28 prilli”, ka shkruar artistja shqiptare me renome botërore.

Parashihet që ky album do të ketë përbrenda dy nga hitet e saj më të fundit, të cilat janë “I’m Good (Blue)” dhe “My Heart Wants What It Wants”.

Back to top button